“Pashë që foli për raketat Sarmat”, Vuçiç ndoqi fjalimin e Putinit gjatë samitit të BE në Tiranë

Nga Xhevahir Qardaku
29 Shkurt 2024, 14:20 | Ballkani

Fizikisht ishte i pranishëm në samitin e Bashkimit Europian në Tiranë, por mendjen e pati tek fjalimi i Putinit në Moskë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i shqetësuar për atë që po ndodh në botë, veçanërisht pas fjalimit të Putinit me kërcënime me armët bërthamore.

“Jam shumë i shqetësuar për atë që po ndodh në botë, dhe nga biseda me Zelenskin dhe të tjerët. Kam frikë se po shkojmë drejt komplikimit të mëtejshëm të situatës në botë dhe vuajtjeve dhe problemeve të mëtejshme. Lidhur me fjalimin e Presidentit Vladimir Putin, e pashë që foli për Zirkon dhe Sarmat, por nuk munda ta dëgjoja kur foli më shumë për armët bërthamore. Me Ukrainën nuk kemi nënshkruar marrëveshje. Në takimin me Presidentin Zelenski folëm edhe për situatën në front... për gjithçka. Ishte një bisedë e gjatë dhe e drejtë. Nuk kemi çfarë të ankohemi për Ukrainën dhe mendoj se ata kanë një qëndrim shumë të drejtë ndaj Serbisë. Ne kemi marrëdhënie korrekte dhe mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, ashtu siç ata mbështesin tonin. Marrëdhëniet tona me Rusinë bazohen në vendime racionale. Deri më tani, ne kemi pasur sukses në zhvillimin e politikës sonë”, tha Vuçiç.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu