Tërmet 5.1 ballë në jug të Methonit, lëkundjet ndihen në disa zona të Greqisë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2026, 21:39 | Bota

Tërmet 5.1 ballë në jug të Methonit, lëkundjet ndihen

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së dielës në jug të qytetit bregdetar të Methonit, në rajonin e Peloponezit.

Sipas të dhënave të rishikuara nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një zonë detare, rreth 18 kilometra në jug-jugperëndim të Methonit, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 9 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të Greqisë jugore, përfshirë Patra, Kalamata dhe rajone të tjera të Mesinisë, raportojnë mediat greke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos