Martohet çifti i parë i të njëjtit seks në Greqi

Nga A2 CNN
3 Mars 2024, 12:30 | Ballkani

Martohet çifti i parë i të njëjtit seks në Greqi

Në Greqi është ka lidhur kurorë çifti i parë i së njëjtit seks që prej se vendi fqinj u dha dritën jeshile martesave të personave të së njëjtës gjini.

Mediat  në vend raportojnë se të shtunën mbrëma u mbajt dasma e Stavros Gavriliadis dhe Dimitris Elefsiniotis. Sipas raportimeve, ceremonia u bë në Nea Smyrni, në një rreth të ngushtë familjar.

Siç Gavriliadis konfirmoi për mediat, kjo është dasma e parë homoseksuale në Greqi.

Njoftimi për dasmën e tyre u publikua të premten, më 16 shkurt, disa orë pasi Parlamenti helen kaloi projektligjin me 176 vota pro.

Kujtojmë se Greqia është bërë vendi i parë me shumicë të krishterë ortodoksë që legalizon martesat e të njëjtit seks. Çiftet e të njëjtit seks, tani do të lejohen ligjërisht të birësojnë fëmijë pas votimit të së enjtes me 176-76 vota në parlament.

A2 CNN Livestream

Dita jonë