Von der Leyen në Bosnje: Nuk do ta lejojmë ndarjen e shtetit tuaj

Nga Xhevahir Qardaku
1 Nëntor 2023, 17:30 | Ballkani

Presidentja e Komisionit Europia, Ursula von der Leyen, përfundoi turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një vizitë në Bosnje e Hercegovinë.

Zyrtarja e lartë e BE-së takoi liderët e këtij shteti duke i porositur që të punojnë dhe të bëjnë progres në 14 prioritetet e përcaktuara për rrugën e anëtarësimit në bllok.

Për të ecur përpara, kemi nevojë që Bosnja e Hercegovina të flasë me një zë të vetëm. Ajo që nuk pranojmë është largimi nga vlerat tona të përbashkëta, apo ndarjet, në asnjë pjesë të shtetit tuaj”, u shpreh von der Leyen.

Ky ishte një reagim ndaj thirrjeve të liderit të Republika Sërpska, Milorad Dodik, i cili kërkoi një referendum për krijimin e një shteti të Serbisë së Madhe, me përfshirjen në të edhe të Kosovës dhe Malit të Zi.

E ardhmja e Bosnje e Hercegovinës është në Bashkimin Europian si një shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran”, nënvizoi mes tjerash presidentja e Komisionit Europian.

Që prej të dielës, von der Leyen vizitoi Shkupin, Prishtinën, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën, ku shpjegoi planin e rritjes ekonomike për rajonin me projekte dhe investime që shkojnë deri në 30 miliardë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos