Shpërthim i fuqishëm në Athinë, vdes një burrë, po hetohet pista e terrorizmit

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2024, 06:59 | Ballkani

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, vdes një burrë, po

Një burrë humbi jetën dhe një grua mbeti e plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin grek të Athinës.

Hetimet kanë zbuluar se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombë dhe për këtë arsye një ndër pistat është dhe ajo e terrorizmit.

Shpërthimi e shkatërroi totalisht banesën dhe dëmtoi të gjithë ndërtesën e banimit në lagjen Ampelokipi, shkruan A2.

Zjarrfikësit arritën të nxjerrin gruan e lënduar dhe ta çojnë në spital, teksa burri që humbi jetën ende nuk është identifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos