Tronditet Maqedonia e Veriut, zbardhet vrasja e 14-vjeçares, babai bashkëpunoi në krim

Nga Rosalba Bejdo
4 Dhjetor 2023, 16:21 | Ballkani
Tronditet Maqedonia e Veriut, zbardhet vrasja e 14-vjeçares, babai
14-vjeçarja Vanja Gjorçevska

Pas Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që dyshohet të jetë bërë viktimë e një plani të pamëshirshëm të orkestruar nga bashkëshorti i saj, një tjetër rast feminicidi trondit opinion publik.

Tragjedia e radhës është shënuar në Maqedoninë e Veriut dhe ka si protagoniste 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska. Trupi i adoleshentes qe ishte  zhdukur që prej 27nëntorit pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë, u gjet ditën e diele në Shkup.

Policia dhe Prokuroria Maqedonase njoftoi të hënën se 3 persona ishin vënë në pranga, si të dyshuar për vrasjen e Vanjës, dhe po ashtu të një 74-vjeçari me inicialet P.ZH, nga qyteti i Velesit.  Ajo çka e bën ngjarjen më rrëqethëse është se babai i vajzës dyshohet të jenë gjithashtu i përfshirë në krimin makabër, ndërsa autori kryesor është në arrati. Ministri i Punëve të Brendshme, OliverSpasovski bëri të ditur se motivi i vrasjes ishte që të sigurohej përfitim material nga nëna e viktimës.

Lidhur me të dyja rastet janë të dyshuar pesë persona dhe për tre prej tyre është caktuar masa e paraburgimit, njëri ndodhet në arrati jashtë shtetit. Ndërsa, personi i pestë, babai i vajzës së mitur, është arrestuar, është marrë në pyetje dhe po ndërmerren masa të tjera nga ana e Prokurorisë Publike. Organizatori kryesor dhe autori i aktit, pasi vrau vajzën me pistoletë, është arratisur.

Ai ka thënë se policia do të bëjë gjithçka të mundur për nxjerrjen para drejtësisë të autorit kryesor të krimit. Bëhet fjalë për Lupço Palevski, i cili dyshohet të jetë arratisur në Beograd të Serbisë megjithë avokatin e tij.

Palevski është drejtues i lëvizjes se djathtë “e treta” në Maqedoni, ka pasur biznes për ndërtim ndërsa para disa viteve pas një fletë-arresti ndërkombëtar ai është ndaluar në Serbia dhe ka vuajtur dënimin e kërkuar nga Kroacia.

Sipas policisë, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të papastruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal. Për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin në Maqedoninë e Veriut, prokurori publik Gavrill Buvevski tha se do të ketë “dënime të rrepta” bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos