Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas përfundimit të seancës së Asamblesë Parlamentare të OKB-së, e cila e cilëson si gjenocid masakrën e Srebrenicës të ndodhur n në vitin 1995.
Vuçiç u tha gazetarëve se ata punuan shumë dhe treguan se si të luftohet për Serbinë. Ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët. "Kjo është një surprizë e madhe. Nga ata që ishin në sallë, 87 nuk votuan për rezolutën. Dy të tretat e banorëve të planetit ishin në anën tonë," tha Vuçiç.
“Ata bënë gjithçka për të poshtëruar Serbinë dhe ne u ngritëm në lartësi”, tha Vuçiç.
Ai falënderoi Kinën dhe Rusinë, të cilët ishin kundër saj, falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe sllovakët dhe grekët dhe vendet e shumta afrikane që nuk votuan për rezolutën.
“Shumë gjëra nuk do të mi falin, kjo ishte gozhda në arkivol. Unë bëra gjithçka”. Presidenti tha se shpreson që serbët të jenë krenarë dhe përshëndeti gjithashtu serbët e Kosovës. (A2 Televizion)