Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Itali, në një tërmet i cili ka qenë më i fuqishmi në 40 vitet e fundit në zonën në perëndim të Napolit.
Sipas raportimeve në mediat fqinje, tërmeti i regjistruar është me magnitudë 4.4 ballë.
Epiqendra ka qenë në Pozzuoli, ndërsa është ndjerë edhe në Napoli dhe zonat e tjera përreth, si: Quarto, Casavatore dhe Giugliano në Campania.
Pas lëkundjes së parë, ka pasur edhe disa pas lëkundje të tjera të cilët kanë shkaktuar panik të madh në zonë. (A2 Televizion)