Një ngjarje e rëndë u regjistrua në qytetin e Grenoble në Francë, ku 12 persona mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në një lokal shumë të frekuentuar.
Incidenti ndodhi në lokalin Aksehir duke lënë dy persona në gjendje kritike.
Motivi i sulmit nuk është i qartë, por hetuesit thonë se ai mund të lidhet me një larje hesapesh.
Prokurori Francois Touret-de-Courcey tha se rrëfimet e dëshmitarëve okularë sugjerojnë se i dyshuari, i cili është ende i paidentifikuar, mund të ketë pasur gjithashtu një kallashnikov. (A2 Televizion)