Izraeli është i vendosur të vijojë luftën kundër Hamasit në Gaza dhe kjo gjë u rikonfirmua edhe njëherë nga kryeministri izraelit, Netanjahu.
Lideri izraelit ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin përmes një deklarate ku përjashtonte mundësinë e vendosjes së një armëpushimi të qëndrueshëm, përsa kohë Hamasit operon ende në Gaza.
“Ne nuk do të ndalojmë së luftuari derisa të arrijmë të gjitha objektivat që i kemi vendosur vetes: eliminimin e Hamasit, lirimin e pengjeve tona dhe fundin e kërcënimit nga Gaza”, shkruhet në deklaratë.
Ndërkohë, pasojat e luftës janë tmerrshme dhe kanë shkaktuar mijëra fatalitete në radhët e civilëve.
Autoritetet e Hamasit konfirmojnë se që nga nisja e luftimeve në 7 tetor më shumë se 20 mijë njerëz kanë humbur jetën teksa 52 mijë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Situata është dramatike për qindra e mijëra banorë të detyruar të largohen nga banesat e tyre, të cilët kanë vështirësi të mëdha për të siguruar ushqim e ujë të pastër. (A2 Televizion)