Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare gazetari italian Daniele Kompatanxhelo, korrespondent në Shtëpinë e Bardhë. Ai u gjet i pajetë në banesën e tij në Uashington.
Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një problemi shëndetësor dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Kompatanxhelo ishte një nga gazetarët italianë më të njohur në SHBA, duke raportuar për disa media.
Ai kishte një karrierë mbi 25-vjeçare dhe së fundmi ishte zgjedhur president i Shoqatës së Korrespondentëve të Huaj të Shtëpisë së Bardhë.
Vetëm pak javë më parë ai realizoi një intervistë ekskluzive me presidentin amerikan Donald Trump, e cila tërhoqi vëmendje të madhe mediatike, si dhe zbuloi grindjen mes liderit të SHBA dhe kryeministres italiane, Xhorxha Meloni. (A2 Televizion)