Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Aksident fatal hekurudhor në Indonezi, 3 viktima e 28 të plagosur nga përplasja e dy trenave

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 07:31 | Bota

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën, kur dy trena u përplasën, mëngjesin e së premtes, në Indonezi në ishullin e madh Java.

Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë. Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.

Sipas mediave ndërkombëtare, pasagjerët e lënduar nga aksidenti janë transportuar në spitale për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli