Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Tërmeti në Japoni, 242 të zhdukur, shuhen shpresat për të mbijetuar nën rrënoja

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 07:11 | Bota

Tërmeti në Japoni, 242 të zhdukur, shuhen shpresat për

Ekipet e shpëtimit në Japoni po nxitojnë për të gjetur 242 persona të zhdukur, pas një tërmeti shkatërrues që goditi vendin më 31 dhjetor. Periudha kritike 72-orëshe që vijoi me kërkimet intensive për të gjetur të mbijetuar përfundoi mbrëmë vonë.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, numri i personave të vdekur, deri më tani, nga tërmeti me magnitudë 7.6 në gadishullin e largët Noto shkoi në 92.

Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë dyfishuan numrin e trupave që merrnin pjesë në kërkime, duke e çuar në 4600, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo. Shumë njerëz mendohet se janë të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura, kryesisht në qytetet Suzu dhe Wajima.

Strukturat prej druri nuk u ndërtuan për t’i bërë ballë tërmeteve të fuqishme që shpesh e pllakosin vendin. Dhjetëra mijëra banorë janë akoma pa energji dhe ujë, ndërsa qindra të tjerë mbeten të izoluar për shkak të rrëshqitjeve të tokës dhe rrugëve të bllokuara.

Japonia deklaroi më herët se do të shpenzonte 4.74 miliardë jen (34 milionë dollarë; 27 milionë paund) për rezervat buxhetore për të ndihmuar viktimat. Qyteti me një popullsi prej 23.000 banorësh tani i ngjan një qyteti fantazmë, pasi paralajmërimet e hershme të evakuimit janë marrë parasysh që kur u dha alarmi për cunam.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi