Të paktën 15 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Kenia.
Aksidenti u regjistrua në autostradën Nakuru-Eldoret, kur një autobus i vogël u përplas me një furgon në zonën e “Twin Bridge”.
Policia shkoi në vendngjarje dhe deklaroi se bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej, pasi shumë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)