Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Macron "lëviz ujërat" përpara zgjedhjeve në BE, jep dorëheqjen kryeministrja Élisabeth Borne

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 19:56 | Bota

Macron "lëviz ujërat" përpara zgjedhjeve në BE,

Kryeministrja e Francës Élisabeth Borne ka dhënë dorëheqjen në një kohë kur qarkullojnë spekulime se qeveria e Macron mund të riorganizohet.

Presidenti francez, i cili po kërkon t'i japë një shtysë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian dhe Olimpiadës së Parisit këtë verë, bëri të ditur se e kishte falënderuar me gjithë zemër për "punën e saj shembullore në shërbim të vendit”.

Në letrën e saj të dorëheqjes, Borne shprehej se është më e nevojshme se kurrë që të vijojë reformat që po ndiqen nga qeveria.

Megjithatë, ajo e bëri të qartë se vendimi për t’u larguar nuk ishte i saji dhe se e kishte marrë parasysh dëshirën e presidentit për të emëruar një kryeministër të ri.

Riorganizimi i qeverisë franceze vjen pesë muaj para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, teksa euroskeptikët pritet të fitojnë terren në një kohë kur pakënaqësia në publik për rritjen e kostove të jetesës dhe dështimit të qeverive evropiane për të frenuar imigracionin, është e madhe.

Sondazhet tregojnë se partia e Macron është pas asaj të lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me 10 pikë. 

Borne, 62 vjeç, e mori postin në maj 2022, menjëherë pasi Macron u rizgjodh në Elysée. Ajo ishte kryeministrja e dytë femër në Francë që nga fillimi i Republikës së Pestë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi