Aksident masiv në Parma, 30 të plagosur, shkak mjegulla e dendur

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 13:32 | Bota

Aksident masiv në Parma, 30 të plagosur, shkak mjegulla e dendur

Një aksident masiv është shkaktuar si pasojë e mjegullës së dendur në autostradën A1, jashtë qytetit verior italian të Parmës, mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë plagosur 30 persona, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Parmës.

Helikopterët sollën menjëherë ndihma me gjak në vendin e aksidentit. Autostrada është mbyllur dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, mjetet e ndihmës së parë, karabinierët dhe policia.

A2 CNN Livestream

Latest Videos