Arrestohen 8 anëtarë të ISIS në SHBA, kishin hyrë nga Meksika

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 08:16 | Bota

Arrestohen 8 anëtarë të ISIS në SHBA, kishin hyrë nga

Tetë persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in janë arrestuar gjatë ditëve të fundit në Nju-Jork, Los Anxhelos dhe Filadelfia.

Të gjithë personat e dyshuar dhe tashmë të ndaluar nga autoritetet, vijnë nga Taxhikistani dhe, siç raporton CNN, kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara nga kufiri me Meksikën.

Arrestimet janë kryer nga policia doganore në bashkëpunim me FBI-në. Në prill, drejtori i agjencisë, Christopher Wray, paralajmëroi për rrezikun e një "sulmi të koordinuar" nga terroristët në SHBA, pas sulmit të ISIS-K në Moskë, më 22 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos