Befason Guvernatori republikan: Votova për Harris, Trump s’ka aftësi të bashkojë Amerikën

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 13:05 | Bota

Befason Guvernatori republikan: Votova për Harris, Trump s’ka

Konfirmi i fitores historike të Trump që e rikthen atë si President në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh, është shoqëruar edhe me lajme befasuese, si ai që vjen nga Vermonti, ku Guvernatori republikan Phil Scott ka deklaruar se ai ka votuar për zv/Presidenten, Kamala Harris.

Scott ka argumentuar se ai duhej “të vendoste vendin mbi partinë” në këtë zgjedhje duke rrëfyer se hodhi votën e tij për kandidaten demokrate të martën në një zonë lokale votimi në Berlin të Vermontit.

Guvernatori i GOP e sqaroi më tej votën e tij, duke thënë se ajo nuk ishte mbështetje për Harris, por “më shumë një votë kundër Donald Trump”.

“Unë e di se Donald Trump, nga këndvështrimi im, nuk ka aftësinë dhe as dëshirën për të bashkuar vendin tonë. A e ka Kamala Harris atë aftësi? As unë nuk e di, por e di që ajo dëshiron, dhe ajo do të përpiqet, dhe kjo është gjysma e betejës”, citohet të ketë thënë Scott.

Guvernatori i Vermontit ka qenë përherë kritik ndaj kandidatit të Republikanëve dhe ka treguar gjatë gjithë këtij viti se nuk do ta mbështeste fushatën e Trump.

Madje në muajin mars, Phil Scott bëri fushatë për ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e cila ishte rivalja kryesore në primaret republikane përballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos