Është shkatërruar një rrjet prej 4 personash që në vetëm pak muaj fitoi mbi 100.000 euro duke futur celularë dhe drogë për të dënuarit në burgjet e Italisë.
Sipas hetimeve, dërgimi i celularëve dhe telefonave për të burgosurit në këtë mënyrë bëhej në burgjet e Torinos, Italisë qendrore dhe Siçilisë.
Policia italiane sekuestroi dy dronë ndërsa hetimet nisën dhjetorin e kaluar, me arrestimin e një operatori. Gjëja më mbresëlënëse është se i gjithë ky rrjet ilegal është koordinuar nga një i burgosur, i cili akuzohet për bashkëpunim me mafian dhe ndodhet në burgjet e Akragantës, në Siçili.
Për çdo dërgesë, operatorët e dronëve merrnin 1500 euro dhe brenda pak muajsh organizata arriti fitime të konsiderueshme.
Droga dhe celularët futeshin direkt në qelitë e të burgosurve, ndërsa organizatori i rrjetit më pas merrte videon si dëshmi të dorëzimit. (A2 Televizion)