Mes Francës dhe Spanjës duket se ka shpërthyer një përleshje nën hijen e mobilizimeve bujqësore në mbarë Europën, dhe motivi për sherrin janë bërë domatet.
“Lufta” është aq e ashpër saqë ka përfshirë në vorbullën e saj kryeministrin e Francës Gabriel Atal dhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.
Gjithçka nisi kur kryeministri i Francës mbrojti fermerët e vendit të saj kundër akuzave se kolegët e saj spanjollë kanë një avantazh të padrejtë pasi ata thonë se janë subjekt i kushteve mjedisore më pak kërkuese për rritjen e frutave dhe perimeve, duke rezultuar në kosto më të ulëta.
Atal në një vizitë në një njësi bujqësore të dielën e kaluar tha se nuk është e drejtë që vendet fqinje të mund të përdorin pesticide që nuk lejohen në Francë.
Siç tha ai, është "hipokrite" të importohen fruta dhe perime nga vendet që shkatërrojnë ekosistemet e tyre për t'i rritur ato.
Përgjigjen për Atalin e dha të enjten pas samitit informal në Bruksel, homologu i tij Pedro Sanchez, i cili lavdëroi produktet bujqësore spanjolle duke thënë se janë të njohura sepse janë më cilësore.
“Suksesi i produkteve tona është rezultat i punës së palodhur të fermerëve spanjollë”, tha Sanchez.
Por shefi i qeverisë spanjolle refuzoi tu përgjigjet komenteve negative të bëra nga ministrja franceze e Ekologjisë, Ségolène Royal, e cila akuzoi produktet e Madridit si “jo organike”. Në veçanti për domatet spanjolle ajo kishte thënë se "ato nuk janë të ngrënshme".
El tomate español es imbatible. pic.twitter.com/PMBBmL5QQF
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) February 1, 2024
Nga ana e tij, kryeministri spanjoll renditi varietetet më të shijshme të domateve të prodhuara në Spanjë dhe shprehu sigurinë se ato janë më të mirat në botë.
Madje, ai nuk hezitoi të ftojë edhe zonjën Royal në Spanjë për të shijuar domatet. “Ajo do ta kuptojë pse nuk ka rivalë për domatet e Spanjës”, shtoi Sanchez. (A2 Televizion)