Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

SHBA zbulon planin e hakmarrjes, sulme kundër pozicioneve iraniane në Siri dhe Irak

Nga Rosalba Bejdo
2 Shkurt 2024, 10:46 | Bota

SHBA zbulon planin e hakmarrjes, sulme kundër pozicioneve iraniane në

Jo sulme në tokën iraniane, por goditje të pozicioneve të Iranit në Siri dhe Irak.

Hakmarrja e Shteteve të Bashkuara për vrasjen e tre ushtarëve në bazën në Jordani, do të jetë e vendosur por jo aq e fortë sa kërkuan disa ligjvënës republikanë, të cilët këmbëngulën për sulme në territorin e Iranit.

Sipas planeve të miratuara rishtazi, vala e sulmeve kundër grupeve pro Iranit në rajon do të shtrihet përgjatë disa ditëve dhe kushtet e motit do të diktojnë se kur mund të nisin. Shtetet e Bashkuara fajësojnë rezistencën islamike në Irak për sulmin fatal ndaj ushtarëve amerikanë, një grup ombrellë i milicive ushtarake që armatosen, financohen dhe trajnohen nga Garda Revolucionare e Iranit.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se SHBA do të përpiqeshin të shmangnin një konflikt më të gjerë.

Ky është një moment i rrezikshëm në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të shmangur një konflikt më të gjerë në rajon, por do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur SHBA, interesat dhe njerëzit tanë”, tha ai.

Irani ka mohuar çdo rol në sulmin kundër bazës ushtarake të njohur si Kulla 22, që shkaktoi vdekjen e 3 ushtarëve dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve. Por Uashingtoni nuk ka dyshime se droni i përdorur ne sulm ishte i prodhuar në Iran, i ngjashëm me ato që vendi dërgon në Moskë.

Në konferencën për shtyp ditën e enjte, Austin mbrojti përgjigjen e vonuar ushtarake duke thënë se Amerika do të përgjigjet ku, kur dhe si të zgjidhte vetë.

Fokusi sipas tij, është të menaxhohet në atë mënyrë që situata të mos dalë nga kontrolli.  Pavarësisht trysnisë nga ligjvënësit, Biden e ka bërë të qartë se nuk e do një luftë me Iranin. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli