Koreja e Veriut lëshoi disa raketa lundrimi në Detin e Verdhë, këtë mëngjes, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut.
"Ushtria zbuloi disa raketa të paidentifikuara rreth orës 11:00 të lëshuara në det në brigjet perëndimore”, thanë në një deklaratë shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut.
Ushtria "po monitoron nga afër çdo sinjal të aktivitetit të mëtejshëm" nga ushtria koreano-veriore. Deklarata e Seulit specifikon, duke shtuar se lëshimi i saj po “analizohet nga afër".
Media shtetërore e Koresë së Veriut më herët tha se udhëheqësi Kim Jong-un inspektoi anijet luftarake në një kantier detar, në një përpjekje për të forcuar forcat e tij, ndërsa vendi aziatik rrit "përgatitjet e luftës". (A2 Televizion)