Pengmarrje në Stamboll, një person i armatosur kërcënon me jetë punonjësit në një kompani amerikane

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 17:38 | Bota

Një person i armatosur ka marrë peng të paktën 7 punonjës në kompaninë amerikane Procter & Gamble në Stamboll.

Sipas mediave turke, pengmarrja ka ndodhur si reagim ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës dhe mbështetjes nga administrata amerikane. Ajo dyshohet të ketë nisur rreth orës 15:00 me atë lokale, kur personi i armatosur dhe ende i paidentifikuar ka hyrë me armë në dorë në godinën kryesore të kompanisë.

Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë makinat e policisë të cilat kanë bllokuar hyrjen e kompanisë ku po mbahen peng punonjësit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Guvernatori i rajonit Seddar Yavuz, ndërsa forcat e policisë po negociojnë me pengmarrësin për t’u dorëzuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos