“Shpenzimet për mbrojtjen të rriten”, Stoltenberg: NATO u dha fund luftërave etnike në Kosovë e Bosnje

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 15:12 | Bota

“Shpenzimet për mbrojtjen të rriten”, Stoltenberg: NATO u

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca është një histori suksesi, duke përmendur si shembuj ndërhyrjen për t’u dhënë fund luftërave etnike në Kosovë dhe Bosnje.

Për të ruajtuar këtë sukses, ai theksoi nevojën e rritjes së shpenzimeve.

“Sigurisht që ka gjëra që nuk vlerësohen aq sa duhet, por në përgjithësi ndihem i mirëpritur në të gjithë aleancën dhe këtë e shohim të reflektuar edhe në faktin se aleatët po investojnë më shumë në mbrojtje. Në vitin 1974 kriza e shkaktuar në Qipro mendoj se tregon pse NATO është aleanca më e suksesshme në histori. NATO është aleanca më e suksesshme në histori për dy arsye, njëra është se ne kemi qenë në gjendje të ndryshojmë kur bota ndryshon. Për 40 vjet ne e frenuam Bashkimin Sovjetik, pastaj befas Bashkimi Sovjetik nuk ishte më, dhe njerëzit thanë se NATO duhet të dalë jashtë zonës, dhe ne dolëm jashtë zonës dhe ndihmuam për t'i dhënë fund dy luftërave brutale etnike në Ballkan: në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe në Serbi apo Kosovë. Dhe më tej, pas sulmit të 11 shtatorit, NATO bëri diçka që askush nuk e parashikonte që ne do të bënim dhe që ishte, rreshtimi në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit dhe të ndihmonim Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Stoltenberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos