Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Orban sfidon hapur 26 liderët e BE-së, shfaqet mes fermerëve të zemëruar në Bruksel

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 11:40 | Bota

Orban sfidon hapur 26 liderët e BE-së, shfaqet mes fermerëve

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka sfiduar hapur autoritetin e BE-së, duke u shfaqur në mesin e fermerëve të zemëruar që protestojnë para selisë së Parlamentit Europian, në prag të samitit joformal të liderëve në Bruksel.

Është gabim i Evropës që nuk e merr seriozisht zërin e popullit”, është fjalia me të cilën Orban iu drejtua protestuesve, teksa i takonte.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Orbán  shpreh hapur mbështetjen për fermerët, në prag të “përleshjes” me 26 homologët e tij evropianë për paketën e ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.

Në video ai shihet duke ecur mes 1300 traktorëve që kanë paralizuar “zemrën” e Brukselit pas rënies së natës dhe duke i shtrënguar dorën protestuesve.

"Komisioni Evropian duhet të përfaqësojë interesat e fermerëve evropianë përballë ukrainasve dhe jo anasjelltas. Zgjidhja e këtij problemi është ndryshimi i zyrtarëve në Bruksel me rastin e zgjedhjeve evropiane në qershor”, deklaron lideri i partisë ekstremiste Fidesz, duke kundërshtuar konkurrencën "e pandershme" të produkteve ukrainase.

Udhëheqësi nacionalist kishte deklaruar në fillim të kësaj jave se mobilizimi i fermerëve  tregon se "në çfarë mase Ukraina është një problem serioz për Evropën, pavarësisht luftës".

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse Ukraina është një vend i madh. Dhe qasja e saj në BE, dhe në të vërtetë pranimi i saj, do të ketë një ndikim të madh, shkatërrues për ekonomitë evropiane, veçanërisht në sektorin e bujqësisë", tha ai në një intervistë me revistën Le Point.

Udhëheqësi hungarez, i vetmi nga 27 liderët evropiane që mban marrëdhënie të ngushta me Moskën, që nga dhjetori ka bllokuar paketën e ndihmave për Ukrainën dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht se siç deklaron ai burokratët evropianë po e shantazhojnë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani