Një ish-kryeministër japonez ka bërë që të shpërthejnë polemikat në jetën politike të vendit aziatik, pas një komenti seksist të bërë së fundi.
83-vjeçari Taro Aso ka thënë për ministren e Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, se “nuk është e bukur”.
Kjo nuk është hera e parë që Aso është në qendër të polemikave seksiste. Në maj të vitit 2018 ai tha se “ngacmimi seksual” është diçka që nuk ekziston, pas akuzave se një zyrtar qeveritar kishte ngacmuar seksualisht një gazetare.
Ndërkohë, ministrja e Jashtme japoneze është përballur edhe më parë me komente denigruese. Kur u emërua në postin e saj, kryeministri aktual japonez, Fumio Kishida, tha: “Shpresoj që të tregojë ndjeshmërinë dhe empatinë tipike të femrave”.
(A2 Televizion)