Rebelët Houthi pretendojnë se kanë goditur një anije tregtare amerikane në Detin e Kuq

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 07:17 | Bota

Rebelët Houthi pretendojnë se kanë goditur një anije

Rebelët e Houthi në Jemen thonë se kanë goditur një anije tregtare amerikane në Detin e Kuq në një sulm të ri që synonte anijet tregtare. Firma e sigurisë detare, Ambrey, tha se një anije që operonte në jug të portit të Adenit të Jemenit kishte raportuar një shpërthim në bord, por nuk përmendi emrin e anijes. Ai e quajti anijen si KOI, për të cilën tha se operohej nga SHBA.

Houthi-t i konsiderojnë të gjitha anijet izraelite, amerikane dhe britanike si objektiva legjitime pas luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Gaza dhe shënjestrimin e SHBA-së dhe Britanisë së pozicioneve të raketave Houthi në ato që të dyja vendet thonë se janë përpjekje për të mbrojtur tregtinë.

Zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Sarea, tha të mërkurën se forcat e armatosura të lëvizjes kishin vënë në shënjestër një anije tregtare amerikane të quajtur KOI me "disa raketa të përshtatshme detare".

Anija ishte nisur për në "portet e Palestinës së pushtuar", një frazë që ndonjëherë përdoret për të nënkuptuar Izraelin. Jemeni, shtoi ai, "nuk do të hezitojë të hakmerret kundër përshkallëzimit britaniko-amerikan".

“Të gjitha anijet amerikane dhe britanike në Detin e Kuq dhe Arabik janë objektiva legjitime për Forcat e Armatosura të Jemenit për sa kohë që agresioni amerikano-britanik kundër vendit tonë vazhdon”, tha zëdhënësi Houthi.

Ndërkohë, SHBA-ja ka nisur sulme të reja ajrore në Jemen, duke synuar 10 dronë që thuhet se janë vendosur për të nisur.

Një ditë më parë, grupi militant pro iranit, Kataib Hezbollah, të cilin SHBA-ja e fajëson për vrasjen e 3 ushtarëve të vet në Jordani, njofton pezullim të sulmeve ndaj Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos