Lëkundje të pazakonta tërmeti tronditin Austrinë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 06:58 | Bota

Lëkundje të pazakonta tërmeti tronditin Austrinë

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 është regjistruar në orën 01:59 me orën lokale në Austrinë lindore. Bazuar në të dhënat sizmiologjike, tërmeti ishte me epiqendër rreth 10 kilometra thellësi në komunën Schottwien, afërsisht 90 kilometra nga Vjena. Aktualisht, nuk ka raportime për dëme në njerëz apo sende.

Tërmeti ndodhi në një zonë ku toka, tradicionalisht, pothuajse nuk dridhet kurrë. Megjithatë, në javët e fundit, duke filluar të paktën nga 13 janari, një seri e pazakontë lëkundjesh është regjistruar në Tirol, më e forta, para asaj të sotme, ishte me magnitudë 4 në 23 janar dhe u ndje edhe në Gjermani.

Në Pillerseetal, një rajon i Tirolit Lindor, sizmografët kanë regjistruar mbi 60 tërmete që nga fillimi i janarit, nga të cilët vetëm rreth njëzet janë ndjerë nga popullsia. Po çfarë po ndodh? Një sizmolog i intervistuar nga mediat lokale foli për një seri "shumë të pazakontë", të karakterizuar nga disa lëkundje të njëpasnjëshme me magnitudë relativisht të lartë: "Teorikisht, situata mund të qetësohet me kalimin e kohës, por është gjithashtu e mundur që tërmete të tjera të ndodhin javët e ardhshme". Hera e fundit që një seri e ngjashme ndodhi në këtë zonë daton në vitin 1921, mbi një shekull më parë, kur toka vazhdoi të dridhej për rreth pesë muaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli