Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Policia suedeze në alarm, shpërthim i kontrolluar pranë ambasadës izraelite

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 17:59 | Bota

Policia suedeze në alarm, shpërthim i kontrolluar pranë

Një objekt i dyshimtë që besohet se ishte një mjet shpërthyes u gjet jashtë ambasadës izraelite në Stokholm dhe u shkatërrua përmes një shpërthimi të kontrolluar nga skuadra kombëtare e bombave.

Stafi i ambasadës kishte njoftuar policinë për objektin e dyshimtë, gjë që shkaktoi një reagim të madh nga forcat e rendit. Pajisja më vonë u shpërthye në mënyrë të kontrolluar, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia nuk pranoi të jepte asnjë detaj mbi natyrën e objektit ose se si ai kishte hyrë në ambasadë. Ndërtesa e ambasadës u rrethua në një distancë prej rreth 100 metrash.

A2 CNN Livestream

Dita jonë