Ky është momenti kur forcat ukrainase sulmojnë me dron një luftëanije ruse në Detit të Zi, në një operacion special në gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Pamjet e publikuara nga inteligjenca ushtarake tregojnë se si luftëanija Ivanovets, merr një goditje direkte në trupin e saj gjatë natës, pas të cilës mbytet sipas autoritetet ukrainase. Videoja shfaq momentin e impaktit të pasuar nga një shpërthim i madh.
Autoritetet ruse ende nuk kanë komentuar lidhur me ngjarjen po një bloger ushtarak rus, shkroi në telegram se anija ishte mbytur pasi u godit tri herë nga dronët detarë. Një sërë veçorish të dalluara te mjeti lundrues, përputhen me ato të Projektit 12411, një klasë anijesh raketore që operohen nga Rusia dhesë cilës i përket Ivanovets.
“Si rezultat i një sërë goditjeve direkte, anija ruse pësoi dëme që i pamundësuan lëvizjen e mëtejshme dhe më pas u mbyt. Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës”.
Siç thuhet një operacion rus i kërkim-shpëtimit në zonë rezultoi i pasuksesshëm. Ukraina ka ndërmarrë një sërë sulmesh turpëruese për Moskën pranë Krimesë, përgjatë luftës 22 mujore me fqinjin agresiv; përfshirë ndaj luftëanijeve, aeroporteve, selisë së flotës ruse në detin e zi dhe një ure që lidh gadishullin me Rusinë jugore. Dhe pas çdo goditjeje të suksesshme të Kievit, ka ardhur kundërpërgjigja e fortë e Moskës.
Të enjten, hetuesit thanë se kishin provat që tregonin se ushtria ukrainasi kishte rrëzuar avionin e transporti rus, IL-76 javën e kaluar me raketat tokë-ajër patriot të prodhuara në SHBA. Avioni u rrëzua më 24 janar dhe të 74 personat në bord, përfshirë 65pengje ukrainase u vranë. (A2 Televizion)