Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 27%
  • Pak 47%
  • Aspak 27%

Skandal në Gjermani, ish-kreu i spiunëve nën hetim për ekstremizëm: Qeveria ka frikë nga unë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 19:42 | Bota

Skandal në Gjermani, ish-kreu i spiunëve nën hetim për

Hans-Georg Maassen dikur ka qenë i ngarkuar me punë për të ndjekur dhe zbuluar neonazistët në Gjermani. Sot është zyrtarisht nën hetim për akte ekstremizmi nga agjencia që ai drejtoi deri në vitin 2018.

Ish-kreu i spiunëve nuk ka hezituar ta bëjë këtë gjë publike dhe publikoi në rrjetet sociale një letër nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës e cila konfirmon zyrtarisht vënien e tij nën hetim.

Agjencia vetë nuk ka dhënë detaje për këtë gjë duke thënë se nuk mund të komentojë raste të veçanta për shkak se çështja është ende nën hetim.

Maassen shpjegon në X se në letrën që kishte marrë nuk kishte asnjë provë që justifikonte nisjen e hetimeve ndaj tij, teksa shton se qeveria ka frikë nga ai. Ish-zyrtari akuzoi ministren e Brendshme, Nancy Faeser se është duke përdorur shërbimet sekrete për të luftuar kundërshtarët politikë.

Në letër, zyrtarët e sigurisë citojnë besimin e dukshëm të Maassen në teoritë konspirative të ekstremit të djathtë dhe antisemitik, retorikën e tij kundër migrantëve dhe një simpatinë e supozuar për lëvizjen e ekstremit të djathtë Reichsbürger, anëtarë të së cilës u arrestuan në dhjetor 2022 pas një grushti shteti të dështuar.

Si kreu i inteligjencës së brendshme, Maassen u akuzua për nënvlerësim të kërcënimit nga e djathta ekstreme. Me kalimin e viteve, ai nisi të ngrinte zërin për rreziqet e supozuara që emigrantët përbënin për shoqërinë gjermane dhe komentet në mediat sociale e kthyen atë në një ikonë për të djathtën radikale.

Në vitin 2018, ai u detyrua të largohej nga detyra pasi shprehu haptazi dyshimin e tij në vërtetësinë e një videoje që tregonte dhunën ksenofobike të ekstremit të djathtë në një festival rruge në qytetin lindor të Chemnitz.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu