Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur sanksione ndaj 4 kolonëve izraelitë për dhunën e ushtruar ndaj civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor.
Në urdhrin e nënshkruar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruhet se dhuna ka arritur në nivele ekstreme dhe për këtë arsye nuk mund të tolerohet më.
Sanksionet do të bllokojnë individët nga aksesi në të gjitha pronat dhe asetet e tjera të SHBA.
Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.
(A2 Televizion)