Biden flet me Netanjahun, Hezbollahu përleshet dhe spraps trupat izraelite në kufi?

Nga Rosalba Bejdo
9 Tetor 2024, 11:53 | Bota

Militantët e Hezbollah sulmuan me predha artilerie dhe raketa ushtarët izraelitë në fshatin kufitar të Labbouneh, një ditë pasi Tel Avivi tha se kishte vrarë dy pasardhës të liderit të vrarë, Hassan Nasrallah. Milicia e mbështetur nga Irani, pretendon se përleshje po zhvillohen në kufi, dhe se kanë sprapsur trupat ushtarakë të izraelit, që janë angazhuar në inkursionin tokësor në juglindje dhe jugperëndim të vendit, transmeton A2.

Tel Avivi pohoi raportoi gjithashtu se 3ushtarë të vet ishin plagosur rëndë gjatë orëve të fundit. Sirenat e alarmit u dëgjuan rreth vendit mëngjesin e së mërkurës, kur Hezbollahu lëshoi një seri raketash të tjera, ndërsa Izraeli vijon bombardimet në periferitë jugore të Bejrutit.

IDF paralajmëroi sërish banorët në Libanin Jugor të evakuohen pasi do të vazhdojnë të godasin pozicione atje.

Ndërsa situata nuk jep sinjale zbutje, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, bën një apel të fortë.

"Sulmet në shkallë të gjerë të Izraelit në Liban, duke përfshirë Bejrutin, kanë vrarë më shumë se 2,000 njerëz, 1,500 prej të cilëve vetëm në dy javët e fundit. Jemi në prag të një lufte gjithëpërfshirëse me pasoja shkatërruese, por ka ende kohë për t’u ndalur. Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet”, tha Guterres, raporton A2.

Gjatë orëve në vazhdim, pritet që presidenti Joe Biden të zhvillojë një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, teksa Uashingtoni po mundohet të kufizojë përgjigjen Izraelite ndaj sulmeve raketore të Iranit, javën e kaluar. Sipas raportimeve, Biden dhe Netanjahu nuk kanë folur drejtpërdrejte prej disa javësh, çka sugjeron se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Shtetet e Bashkuara që nuk kanë qenë në gjendje të bindin aleatin e vet të zbusë luftën, janë gjithmonë e më të shqetësuara për shpërthimin e një konflikti të gjerë në rajon.

Bombardimet izraelite në Liban kanë vrarë mbi 2100 persona, shumica e të cilëve gjatë 2 javëve të fundit, dhe kanë detyruar shpërnguljen e 1.2 milionë banorëve nga shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos