Ukraina po kthehet në një Vietnam të dytë për SHBA Kremlini akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po përdor kartën e kërcënim rus, në mënyrë që të sigurojë para nga kongresi, pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Rusia do të sulmojë një anëtar të NATO-s, nëse nuk do të mundet në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Biden po demonizon Rusinë dhe se po vazhdon të djegë paratë e taksapaguesve në furrën ukrainase. Sipas tij, nëse Uashingtoni do të ndalë mbështetjen për Kievin, të gjitha vendet perëndimore do t’i kthenin shpinën pas tij.
“Na vjen shumë keq që lidershipi amerikan vijon me zakonin për ta përdorur Rusinë si vegël në çështjet e brendshme. Aktualisht ata po angazhohen ta demonizojnë vendin tonë, në mënyrë që të manipulojnë ligjvënësit dhe senatorët të vazhdojnë të djegin paratë e taksapaguesve në furrën e luftës ukrainase.”, tha Dmitry Peskov.
Sakaq, shefi i shërbimeve sekrete në Rusi Sergei Naryshkin paralajmëroi se Ukraina do të kthehet në një Vietnam të dytë për SHBA. Mbështetja që po i ofron Kievit sipas tij, do të përndjekë Uashingtonin përgjatë viteve në vazhdim.
“Ukraina do të kthehet në një vrimë të zezë që do të përthithë më shumë resurse the njerëz”, tha Narashkin, shef i Shërbimeve të huaja të inteligjencës.
Presidenti amerikan, i cili i ka thënë më shumë 246 miliardë dollarë ndihma dhe armatime Ukrainës, ka paralajmëruar se një konfrontim i drejtpërdrejtë NATO-Rusi do të nxiste luftën e 3 botërore.
Lufta në Vietnam ishte në fakt një luftë e ftohtë mes lindjes dhe perëndimit, gjatë së cilës SHBA luftoi krah forcave në Vietnamin jugor kundër veriut të mbështetur nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik.
Lufta që çoi në vrasjen e miliona njerëzve përfundoi në 1975 me fitoren e veriut dhe disfatën e SHBA që humbi 58 mijë ushtarë. (A2 Televizion)