Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, votoi për të autorizuar edhe formalisht nisjen e procesit të “impeachment” për presidentin Joe Biden, me republikanët të bashkuar në përpjekjen për të bindur kolegët demokratë, në gjetjen e zbulimin e provave për gabimet e presidentit të tyre.
Republikanët, që kontrollojnë dhomën, votuan 221-212 në linjë me vendimin e partisë, për të nisur hetimet me shpresën se do të zbulojnë nëse djali 53-vjeçar i presidentit, përfitoi në mënyrë të paligjshme nga babai, për kontratat e tij të huaja të biznesit, disa orë pasi biri i Biden, refuzoi më herët thirrjen për të dëshmuar me dyer të mbyllura.
Shtëpia e Bardhë e quajti këtë vendim për të hetuar si të pabazuar në fakte dhe të motivuar politikisht.
Biden po përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, me gjasë, përballë paraardhësit të tij republikan Donald Trump. Trump që është presidenti i parë në historinë amerikane, që hetohet 2 herë, po ashtu po përgatitet për një përballje të dytë me Biden, i quan akuzat ndaj tij, të motivuara politikisht.
Ky hetim për presidentin aktual, do të shërbejë me gjasë, për të ulur autoritetin e Biden dhe pikët për të në sondazhe. Edhe nëse votohet për impeachment për presidentin, senati do të duhet të votojë në fund.
(A2 Televizion)