“Duam armë bërthamore!” Pheniani paralajmëron Seulin: Do kundërpërgjigjemi

Nga Erjon Dervishi
10 Qershor 2024, 18:14 | Bota

Koreja e Veriut ka paralajmëruar ashpër, Korenë e Jugut, nëse kjo e fundit lejon kalimin e balonave me material propagandistike dhe mbetje të tjera të rëndësishme në territorin e Phenianit. Paralajmërimi vjen nga motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Yong Un, Kim Yo Jong.

"Nëse Koreja e Jugut kryen njëkohësisht shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe provokimin e transmetimit të altoparlantëve mbi kufi, padyshim që do të dëshmojë kundërveprimin e ri të Koresë së Veriut".

Koreja e Veriut lëshoi rreth 330 balona me plehra dhe mbetje të tjera të rrezikshme, rreth 80 prej tyre kaluan kufirin, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Të hënën Koreja e Jugut tha se 310 balona të tjera ishin lëshuar, me rreth 50 ulje të tjera në jug të Seulit.

Sakaq, disa politikanë të Koresë së Jugut, duke përfshirë anëtarë të lartë të partisë së Presidentit Suk Yeol, kanë bërë thirrje që Seuli të zhvillojë armët e veta bërthamore në vend që të mbështetet vetëm në ombrellën bërthamore të SHBA-së, një hap që Uashingtoni e kundërshton.

Tensionet në Gadishullin Korean vijnë në momentin kur Phenin pritet ta vizitojë President i Rusisë, Vladimir Putin, citon Reuters.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Putin mund të vizitojë edhe Vietnamin. Rusia ka forcuar lidhjet me Korenë e Veriut dhe vende të tjera armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara si Irani që nga fillimi i luftës me Ukrainën.

Këto marrëdhënie janë një burim shqetësimi për Perëndimin. Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në janar akuzuan Rusinë për lëshimin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi të furnizuara nga Koreja e Veriut mbi Ukrainë, diçka që Rusia nuk pranoi ta konfirmonte por as nuk e mohoi.

Temë diskutimi mes Putin dhe Kim Yong Un, pritet të jetë sjellë e punëtorëve të rinj në Rusisë, për shkak se kjo e fundit përballet me mungesë në rritje të fuqisë punëtore si pasojë e luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos