Dy vite luftë në Ukrainë, Rusia fuqizohet, dyshime mbi rezistencën e Kievit

Nga Rosalba Bejdo
24 Shkurt 2024, 14:21 | Bota

E ardhmja duket e zymtë e ndihmave perëndimore. Trupat e Kievit përballen gjithashtu me një armik që së fundmi, ka për Ukrainën e zhytur në luftë mes mungesave në ushtri e municione, dhe dyshimeve për vazhdimësinë ripërseritë forcat në fushëbetejë.

Dy vite pas nisjes së luftës, kur Rusia ka pushtuar gati çerekun e vendit, ukrainasit gjenden në një moment kritik.

Pas një sërë fitoresh në vitin e parë të luftës, duke se fati nuk është më me ushtrinë e Kievi, e cila tejkalohet në numër, dhe fuqi nga kundërshtari rus. 

Me Rusinë që po përparon, mungesat e theksuara dhe ndryshimet në ushtri ende të freskëta, pyetje po ngrihen nëse Kievi do te jetë në gjendje të rezistojë më tej.

Ukraina është përballur me disfata pasi kundërofensiva e shumëpritur e verës, dështoi të prodhonte rezultate të rëndësishme. Forcat e armatosura kaluan në pozicione mbrojtjeje gjatë vjeshtës për të parandaluar avancime të reja të Moskës.

Por në 17 shkurt, forcat ruse morën kontrollin e  qytetit të copëtuar të Avdivkës, ku trupat e Kievit ishin në zjarrin konstant të artilerisë, me armiqtë që vërshuan në tre drejtime. 

Komandantët e ushtrisë ishin ankuar prej javës për mungesa personeli dhe municionesh. Ishte fitorja më e madhe në fushëbeteje për Rusinë që prej betejës për Bahmutin dhe u konfirmua se ofensiva e Moskës po rigjallërohej.

Larg fushëbetejës, Ukraina ka treguar sukses në detin e zi, ku ka përdorur dronë e raketa me rreze të gjatë për të goditur luftanije ruse në krime.  Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë përpjekur të mos i zbulojnë shifrat e humbjeve në ushtri.

Pak detaje kanë dalë për vdekjet në radhët ukrainase që prej nisjes së luftës, ndërsa është e qartë se viktimat civile janë me dhjetëra mijë. Sakaq, sipas një analize të pavarur statistikore në 2023 , mbi 50 mijë burra rusë besohet të kenë vdekur në luftë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos