Tragjedia në Valencia, rritet numri i viktimave nga zjarri, shpallen 3 ditë zie

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 23:39 | Bota

Ka marrë përmasa të mëdha tragjedia e ndodhur në Valencia, si pasojë e rënies së zjarrit në një bllok pallatesh të banuara. Kryetari i Bashkisë së Valencias ka deklaruar se numri i viktimave ka shkuar në
10. Të paktën 14 persona janë të plagosur rëndë, duke përfshirë gjashtë anëtarë të ekipeve të shpëtimit. 

Zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati të sapondërtuar në lagjen Campanar. Në pallat ka gjithsej 138 apartamente. Rreth 50 banorë të Valencias u solidarizuan për të dhuruar veshje, produkte
higjienike dhe ushqime pas zjarrit që përfshiu ndërtesën të enjten në mbrëmje.

Natalia Barcelona shpërtheu në lot teksa dhuronte ilaçe dhe ëmbëlsira për fëmijët e prekur nga zjarri. “Kam sjellë gjithçka... ilaçe, ëmbëlsira për fëmijët. Nuk mund të ndalem së menduari për fëmijët që janë pa shtëpi tani... Unë as nuk njoh askënd (nga atje), por më thyen zemrën", tha ajo.

Në pallat gjendeshin edhe disa shtetas nga Ukraina. Slava Honcharenko, i tha agjencisë së lajmeve AFP se njihte disa familje që jetonin në ndërtesë, të cilat që atëherë ishin strehuar në një hotel. Ajo theksoi se ndihej shumë keq, sepse e dinte se çfarë do të thoshte të humbisje një shtëpi, pasi e kishte përjetuar dy vjet më parë në Ukrainë.
Ekspertët e kanë lidhur përhapjen e shpejtë të zjarrit me përdorimin e materialeve lehtësisht të ndezshme të veshjes në pjesën e jashtme të ndërtesës – edhe pse kjo mbetet e pakonfirmuar. Janë deri në 15 persona të zhdukur si pasojë e flakëve ndërkohë, në qytetin e Valencias është shpallur tri ditë zie. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka premtuar mbështetjen e plotë të shtetit për viktimat, operacionin e shpëtimit dhe për çdo hetim të ardhshëm për shkakun e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos