Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Sulme të reja ajrore kundër Houthi në Jemen, Biden: I kam dërguar mesazh Iranit

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 08:27 | Bota

Ushtria amerikane goditi një tjetër zonë të kontrolluar nga Houthi në Jemen, e cila thuhet se vuri në rrezik transportin tregtar në Detin e Kuq. Lajmi u konfirmua nga dy zyrtarë amerikanë dhe mediat e Jemenit, sipas të cilave sulmet amerikane synuan një vend në kryeqytetin Sanaa këtë mëngjes.

Pas sulmeve të djeshme britanike dhe amerikane, Houthi-t hodhën "të paktën një raketë" e cila nuk goditi asnjë anije, tha ushtria amerikane.

“Nëse do të ketë sulme të mëtejshme nga Houthi, Presidenti i SHBA Joe Biden nuk do të hezitonte të urdhëronte operacione shtesë për të mbrojtur trupat dhe bizneset tona", deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, në një konferencë shtypi në bordin e Air Force One.

"I kam dërguar tashmë një mesazh Iranit. Unë do të sigurohem që t'u përgjigjem Houthi-t nëse ata vazhdojnë këtë sjellje të egër," tha Biden më vonë.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka autorizuar sulmet ajrore britanike kundër pozicioneve ushtarake Houthi në Jemen për të zmbrapsur sulmet e rebelëve të mbështetur nga Irani mbi anijet që kalojnë tranzit në Detin e Kuq.

“Britania e Madhe pritet t'i bashkohet SHBA-së dhe aleatëve të tjerë në kryerjen e misionit së shpejti", shkruan gazeta britanike “The Times”. Sulmet Houthi kanë ndërprerë rëndë tregtinë ndërkombëtare në atë që është një rrugë kyçe midis Evropës dhe Azisë.

Pas javësh paralajmërimesh që nuk u respektuan, ka ardhur hakmarrja. Gjatë natës midis të enjtes dhe të premtes, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe filluan 73 sulme kundër pozicioneve ushtarake Houthi në Jemen, të cilët nga ana e tyre kishin sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq "të lidhura me Izraelin" në shenjë solidariteti, sipas tyre, me palestinezët e Gazës. Ky mund të jetë akti i parë i përshkallëzimit shumë të frikshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Rebelët jemenas, të cilët mbështeten nga Irani, kontrollojnë një të tretën e vendit, kanë kërcënuar se do të përgjigjen dhe kanë njoftuar se tani marrin parasysh të gjitha interesat anglo-amerikane në botë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli