“Amerika është djalli!” Kjo është thirrja që ka shoqëruar protestat masive në sheshet e qyteteve kryesore të Jemenit dhe Iranit, këtë të premte, vetëm pak orë pasi në një sulm të koordinuar SHBA dhe Britania e Madhe goditën bazat e rebelëve Houthi.
Qindra-mijëra protestues shihen teksa marshojnë, ndërsa videot tregojnë dhe grupe të tyre që shkelin dhe i vënë flakën flamujve izraelitë e atyre amerikanë, në një kohë kur frika është rritur për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Massive protest in Yemen after Biden and the Brits conducted air strikes. pic.twitter.com/7dmJ9SeXGV
— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) January 12, 2024
Jemenasit që pushtuan rrugët ngritën edhe armët në ajër ndërsa udhëheqësi i rebelëve Houthi, Mohammen Ali al-Houthi i tha turmës në qytetin Sanna se sulmet ishin 'terrorizëm' dhe “Perëndimi është djalli”.
“Ne nuk sulmuam brigjet e Amerikës, nuk lëvizëm në ishujt amerikanë, as nuk i sulmuam. Sulmet tuaja ndaj vendit tonë janë terrorizëm. Ata janë terroristë dhe janë të mahnitshëm në gënjeshtra ndaj njerëzve të botës, por vetëdija e popullit jemenas është tjetër. A mendoni ju Jemenas se Amerika po mbron veten apo është terroriste?”, tha Al-Houthi ndërsa ngriti një armë kallashnikov në ajër. (A2 Televizion)