Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Shokohen fermerët, lind dhia me fytyrë njeriu

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 13:39 | Bota

Shokohen fermerët, lind dhia me fytyrë njeriu

Një dhi me fytyrë njeriu ka lindur në një fermë në fshatin Nuawn në shtetin indian të Uttar Pradesh. Fshatarët u dyndën në fermë për të parë këtë kafshë me pamje të çuditshme.

Raportohet se kafsha, nuk qëndronte dot më vete dhe nuk mund të ushqehej nga nëna e saj. Veterinerët mendojnë se pamja e çuditshme e dhisë është për shkak të mungesës së kalciumit dhe se shanset për të mbijetuar, janë të ulëta.

Shokohen fermerët, lind dhia me fytyrë njeriu

Fshatarët kuriozë vijnë në fermën ku lindi dhia dhe vizitojnë kafshën me pamje të çuditshme, që duket si një njeri.

Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në Indi. Kështu, në vitin 2020, një dhi e ngjashme mutante u konsiderua si një qenie e adhuruar, duke e cilësuar si një avatar perëndish.

Po ashtu, në nëntor 2022, një dhi me dy sy të mëdhenj të bashkuar në mes të ballit lindi në qytetin Sultanpur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani