Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, pasi një burrë i armatosur hyri në zyrat e një kompanie transporti detare në Glyfada, në bregdetin e Athinës dhe hapi duke vrarë tre persona.
Sipas mediave greke, sulmuesi u gjet i vdekur me një armë pranë tij, nga një ekip policie që hyri në ndërtesë. Bëhet fjalë një ish-punonjës 70-vjeçar egjiptian të kompanisë.
Pamjet e publikuara nga mediat greke në Glyfada janë shokuese, ndërsa dëshmitarët rrëfejnë çastet e tmerrit.
“Isha në katin e parë. Me sa kuptoj unë, çfarëdo që ka ndodhur ka ndodhur në katet e sipërme. Nuk kam foto. Dëgjova të shtënat. Dëgjova dy të parat. Shkova te shkallët për të parë se çfarë po ndodhte. Pashë dy fëmijë duke zbritur, më thonë “është Aris me armë dhe qëllon”. Sigurisht që kam vrapuar jashtë, në drejtim të kopshtit dhe kam dalë nga dera e pasme e garazhit”, thotë ai ndërsa, sipas tij, autori i krimit ishte një ish-punonjës i kompanisë.
“E di që është në pension, nuk e di nëse është shkarkuar”, ka deklaruar punonjësi i kompanisë.
(A2 Televizion)