Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen "Engjëlli Mbrojtës" i Ngushticës së Hormuzit, pas një vale të re sulmesh ajrore, të nxitura nga aktivitetet në këtë rrugë jetike ujore, që tronditën rajonin e Gjirit. Në një intervistë telefonike për Fox News të hënën, Trump tha se nëse Shtetet e Bashkuara e marrin kontrollin e ngushticës, ato duhet të kompensohen për këtë detyrë. Nëpër këtë ngushticë kalonin rreth një e pesta e transportit botëror të naftës dhe gazit në kohë paqeje, dhe ajo tani është bërë një nga fushëbetejat kryesore të konfliktit.
"Ajo që askush nuk e di është se ne kishim një marrëveshje. Ishte një marrëveshje e përfunduar. Dhe pastaj ata e shkelën atë. Ata gjithmonë e shkelin. Kemi pasur 10 marrëveshje me këta njerëz. Kështu që, thjesht do t'u kundërpërgjigjemi shumë ashpër. Dhe ne do ta mbajmë nën kontroll Ngushticën; ndoshta do ta menaxhojmë ne. Do të bëhemi rojtari i Ngushticës. Ndoshta do ta quajmë 'engjëlli mbrojtës' i Ngushticës. Dhe duhet të kompensohemi për këtë. Kur ta bëjmë këtë, do të marrim pagesë, sepse kombet e tjera janë shumë të pasura. Ato janë në anën tonë. Dhe nuk mund të pritet që ne ta bëjmë këtë falas, ndryshe nga sa kemi bërë për shumë vite.
Nga ana tjetër Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se e vetmja mënyrë për ta rikthyer lundrimin nëpër ngushticë është ndërprerja e ndërhyrjes ushtarake amerikane në këtë rrugë ujore. Komanda e lartë e përbashkët ushtarake e Iranit i hodhi poshtë vërejtjet e Trump, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në përcaktimin e së ardhmes së ngushticës.
Gardat Revolucionare thanë të hënën se kishin synuar objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, kishin shkatërruar sistemet e radarëve në Oman dhe kishin goditur rezervuarët e karburantit dhe depot e municioneve në Bazën Ajrore Prince Hassan në Jordani në përgjigje të sulmeve amerikane.
Irani po përpiqet të bjerë dakord për një mekanizëm të përbashkët me Omanin për Ngushticën e Hormuzit, por presioni i SHBA-së ndaj Omanit ka penguar përpjekjet, tha në një konferencë për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei. Komentet erdhën ndërsa forcat amerikane dhe iraniane shkëmbyen sulme të rënda me raketa dhe dronë gjatë fundjavës dhe të hënën, me Teheranin që goditi objektet amerikane në të gjithë Gjirin dhe tha se kishte mbyllur përsëri Ngushticën e Hormuzit, duke rritur çmimet e naftës.
Gardat Revolucionare të Iranit thanë të hënën se kishin synuar objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, kishin shkatërruar sistemet e radarëve në Oman dhe kishin goditur rezervuarët e karburantit dhe depot e municioneve në Bazën Ajrore Prince Hassan në Jordani në përgjigje të sulmeve amerikane. Të hënën, SHBA-të sulmuan vende ushtarake në pjesët jugore të Iranit, duke përfshirë Qeshm, Bandar Abbas dhe Abadan, tha agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit IRNA, duke cituar një zyrtar lokal. Bahreini tha se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar disa sulme iraniane me raketa dhe dronë herët të hënën. (A2 Televizion)