Erdogan bisedë telefonike me Melonin: Në Siri po bëhet agresion izraelit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 17:34 | Bota

Erdogan bisedë telefonike me Melonin: Në Siri po bëhet agresion

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, e përkufizoi përparimin ushtarak të Izraelit në Siri si "agresion" gjatë një bisede telefonike me kryeministren Giorgia Meloni, duke shtuar se "ky qëndrim nuk kontribuon në stabilitetin e Sirisë dhe se është e domosdoshme që Siria të çlirohet nga elementë terroristë”.

Sipas presidencës së Republikës së Ankarasë, Erdogan tha se "zhvillimet e fundit kanë treguar se sa e saktë ishte politika humanitare dhe e ndërgjegjshme e ndjekur nga Turqia", duke nënvizuar "rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë".

Ndërkohë në Konferencën e 15-të të Ambasadorëve Erdogan tha se regjimi i Asadit ka ikur nga Siria, duke lënë pas masakra, shkatërrime dhe barbari.

"Regjimi i Asadit ka ikur nga Siria, duke lënë pas një gërmadhë të madhe plot masakra, shkatërrime dhe barbari. Shtypësit kanë humbur, të shtypurit kanë fituar edhe një herë. E keqja që ka ndodhur në Siria me gjak dhe lot për 61 vjet tashmë ka marrë fund”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos