Frikë në Paris, një person kërcënon se do të hidhet në erë në konsullatën iraniane

Nga A2 CNN
19 Prill 2024, 16:20 | Bota

Një person që kërcënoi të hidhte veten në erë në konsullatën iraniane në Paris, është arrestuar nga xhandarmëria franceze.

Incidenti u regjistrua rreth orës 11:00 të paradites pranë konsullatës që ndodhet në rrugën “de Fresnel”, jo shumë larg Kullës Eifel.

Burri u pa nga një dëshmitar teksa po hynte në selinë konsullore të Teheranit. Pasi hyri në ndërtesë, ai hoqi pallton duke zbuluar "një jelek shpërthyes të bërë në mënyrë artizanale". Burri dyshohet se shfaqi disa flamuj dhe njoftoi se donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij. Prefektura saktësoi se konsullata iraniane bëri një "kërkesë për ndërhyrje" dhe forcat speciale u dërguan në vendngjarje.

Si masë sigurie dhe me urdhër të komisariatit, qarkullimi me linjën numër 6 të metrosë u ndërpre dhe e gjithë zona u vendos në shtetrrehthim.

Kontrollet e policisë pas arrestimit të tij, megjithatë, përjashtuan praninë e eksplozivit apo lëndëve të tjera plasëse.

A2 CNN Livestream

A2 Sport