Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 100%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

“Fundi i luftës me kushtet tona”, bota solidarizohet me Kievin, Zelenski: Rusia nuk na shkatërron dot

Nga Rosalba Bejdo
24 Shkurt 2024, 16:00 | Bota

Udhëheqësit botërore u zotuan të vijojnë mbështetjen për Ukrainën, ndërsa vendi shënoi përvjetorin e dytë të luftës ruse. Nga aeroporti i Hostomel, që u bë fushëbetejë e përleshjeve të hershme mes trupave ruse dhe atyre të Ukrainës, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lyen premtoi se do të qëndrojnë krah Kievit për sa kohë të jetë e nevojshme.

Ajo dhe 3 kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Belgjikës, vizituan të shtunën kryeqytetin ukrainas, për tu solidarizuar me shtetin në luftë.

Jemi këtu për t’ju thënë se do të vazhdojmë të qëndrojmë krah jush, për sa kohë të jetë e nevojshme. Me më shumë mbështetje financiare, më shumë municione dhe duke trajnuar trupat tuaj”, tha von der Leyen.

Duam të falenderojmë ato burra dhe gra të cilët 24 shkurtin e 2 viteve më parë nuk vrapuan, por zgjodhën të luftojnë për veten e tyre, për familjet dhe gjithçka të dashur”, u shpreh Giorgia Meloni.

Meloni e përshkroi aeroportin e Hostomel si simbol të dështimit të Moskës dhe krenarisë ukrainase. Sakaq, nga po i njëjti vend, Presidenti Volodimir Zelenski i bëri thirrje popullit të tij të vijojë luftën, ndërsa tha se Rusia nuk mund t’i shkatërrojë ëndrrat ukrainase.

Çdo person normal do që lufta të mbarojë. Por askush prej nesh nuk do të lejojë që Ukraina jonë të mbarojë. Kjo është arsyeja përse fjalëve ‘fund i luftës’, neve u shtojmë, gjithmonë, ‘sipas kushteve tona’. Prandaj në historinë e ardhshme, fjala Ukrainë do të shkojë gjithmonë me fjalën pavarësi. Ne po luftojmë për të, prej 730 ditësh të jetës sonë”, tha Zelenski.

Deklarata e tij vjen në një moment kritik, teksa Ukrainës i duhet të ruajë mbështetjen ndërkombëtare që duket se ka filluar të lëkundet.

Kundërofensiva e nisur vitin e kaluar dështoi, dhe ushtria ukrainase po përballet me presion në rritje nga trupat ruse që kanë ripërtërirë forcat në pozicionet kyçe. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi