Goditje e fortë për Izraelin! Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën si shtet

Nga Erjon Dervishi
22 Maj 2024, 15:28 | Bota

Në një lëvizje që do të përforcojë kauzën palestineze, 3 shtete europiane, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njoftojnë vendimin për të njohur Palestinën si shtet të pavarur. Norvegjia ishte e para që e bëri publik ketë hap, që do ta çojë drejt ftohjes së marrëdhënieve me Izraelin.

"Qeveria ka vendosur që Norvegjia të njohë shtetin e Palestinës. Njohja e Norvegjisë do të hyjë në fuqi më 28 maj. Me këtë, Norvegjia do ta konsiderojë Palestinën si një shtet të pavarur, të pavarur, me të gjitha të drejtat dhe detyrat që kjo përfshin”, tha Joans Stoere, Kryeministër i Norvegjisë.

Norvegjia njeh Palestinën në kufijtë e para vitit 1967 dhe Jeruzaelmin si kryeqytet i përbashkët.

Pas Norvegjisë, shembullin e ndoqën Spanja dhe Irlanda Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, vendi i të cilit nuk e njeh Kosovën tha para parlamentit, se Benjamin Netanyahu po e ekzagjeron me reagimin e tij kundër Hamasit, dhe se shume viktima civilë janë shkaktuar nga lufta. Sipas tij, vendimi nuk është kundër izraelit e as në favor të Hamasit, por në mbështetje të paqes.

Së bashku me partinë e koalicionit, vendosëm në mënyrë konsensuale të njohim shtetin e Palestinës. Vendimi u mor në përputhje të plotë më mendimin e shumicës së popullit të Spanjës, të martën e 28 Majit, Spanja do të miratojë në Këshillin e Ministrave njohjen e shtetit të Palestinës”, tha Pedro Sanchez, Kryeministër i Spanjës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Izraelit, i cili ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në Izrael të ambasadorëve në Irlandë dhe Norvegji. Ministri i Jashtëm i Izraelit e denoncoi vendimin si një provokim të rëndë ndërsa paralajmëroi se një hap i tillë do të nxisë ekstremizmin dhe destabilitetin.

Shumica e botës e njeh Palestinës si shtet, dhe më herët gjatë muajit 143 nga 193 anëtarët e OKB votuan në favor anëtarësimit të Palestinës në këtë organizëm.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos