Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Grushte e shkelma mes deputetëve në Parlamentin e Maldives, po votohej për ministrat e rinj të qeverisë

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 20:25 | Bota

Grushte e shkelma mes deputetëve në Parlamentin e Maldives, po votohej

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maldive, ku çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të Presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, duke bërë që disa nga deputetët e opozitës të ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit në shenjë proteste.

Kjo ka nervozuar deputetët partisë në pushtet të cilët po ashtu u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë. Nga përplasja e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Sipas mediave të huaja, mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli