Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Hamasi liron 12 pengjet e radhës, 21 kamionë me ndihma humanitare futen në Gaza

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 22:10 | Bota

Hamasi liron 12 pengjet e radhës, 21 kamionë me ndihma humanitare

Dhjetë pengje izraelite i janë dorëzuar mbrëmjen e së mërkurës Kryqit të Kuq në Gaza. Me herët gjatë kësaj mbrëmjeje, u liruan nga Hamasi, dy gra Yelena Trupanov 50 vjeç dhe nëna e saj Irena Tati, 73 vjeç.

Trupanov dhe Tati, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë izraelite dhe ruse, u rrëmbyen nga kibuci Nir Oz gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Burri i Yelenës, Vitaly, u vra gjatë sulmit; djali i saj Sasha dhe e dashura e tij Sapir Cohen janë ende pengje, sipas asaj që raporton Times of Israel.

Ndërkohë, shoqata e Kryqit të Kuq Palestinez ka dërguar 21 kamionë ndihma në Gaza dhe zonat veriore.

“Që nga fillimi i armëpushimit, janë shpërndarë me sukses 254 kamionë me ndihma, duke ofruar gjëra thelbësore si ushqim, ujë, qumësht pluhur për fëmijë dhe batanije për mijëra në nevojë. PRCS është e përkushtuar të dërgojë numrin më të madh të mundshëm të ndihmave humanitare në Gazën veriore, e cila nuk kishte marrë asnjë ndihmë para marrëveshjes së pauzës humanitare,” njoftoi Kryqi i Kuq.

Nga ana tjetër, BBC raporton se vijojnë negociatat për zgjatjen e mëtejshme të armëpushimit mesa Hamasit dhe Izraelit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë