Sulmi me armë në shkollën me 800 nxënës në Finlandë, konfirmohet një i vdekur

Nga Xhevahir Qardaku
2 Prill 2024, 13:57 | Bota

Sulmi me armë në shkollën me 800 nxënës në

Momente frike janë përjetuar në Finlandë. Mësohet se një 12-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Vantaa, qytezë pak kilometra larg nga veriu i Helsinkit.

Mediat lokale raportojnë se 1 fëmijë ka humbur jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga kjo ngjarje.

Nuk është ende e qartë se si 12-vjeçari, që është ndaluar nga policia, ka arritur që të posedojë armën e zjarrit. Në qendër të ngjarjes është një zënkë mes të miturve.

Sherri ka ndodhur në fillim të orës mësimore, në 09:08 minuta, me orën lokale. Mediat lokale theksojnë se në momentin e sulmit, në institucionin arsimor mund të kenë qenë të pranishëm 800 nxënës dhe 90 persona të tjerë që punojnë aty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos